Shenjat që tregojnë se jeni lidhur me personin e gabuar!

Lifestyle

cift shenja
1.Ju krahason me ish-in
Nëse nuk ka mbyllur ende hesapet me të kaluarën, nuk ja vlen t’i kushtoni këtij personi të tashmen tuaj. Lereni të zgjidhë fillimisht me veten çdo gjë që e mban peng tek e kaluara.
2.Ka shumë gjëra për të përmirësuar
Nëse vini re një gjë, mendoni se mund ta bindni të përmirësohet me kalimin e kohës. Praktikisht ndërmerrni një sfidë me veten tuaj për ta bërë këtë gjë. Por nëse bëhet fjalë për një listë të gjatë, atëherë thjesht nuk bën për ju.
3.Nuk ecni me të njejtat hapa në jetë
Ambiciet tuaja dhe të partnerit, janë kilometra larg. Për këtë arsye edhe ju keni mbetur në një vend, pa hedhur hapa për të ardhmen. Largohuni nga kjo monotoni dhe mos hiqni kurrë dorë nga sfidat që ju vetë i keni caktuar vetes të përmbushni në jetë.
4.Miqtë dhe familjarët nuk e simpatizojnë
Ok është normale që një prej miqve të tu të mos ketë ndonjë dashamirësi të madhe, por kur nuk e kanë të gjithë? Po kur listës së miqve i shtohet edhe familja? Atëherë na vjen keq po thjesht keni bindur veten se jeni mirë me të, të gjithë të tjerët e shikojnë më qartë se ju që nuk jeni aspask të përshtatshëm për njëri-tjetrin.
5.Nuk e imagjinon të ardhmen me të
Nëse të pyesin se ku e shikon veten pas 5 vitesh, a të vjen menjëherë në mendje partneri? Nëse jo, atëherë jeni të ndërgjegjshëm që kjo gjë duhet të marrë fund, thjesht nuk doni ta pranoni për momentin.