Të gjithë duam pak relaks në fundjavë, ja disa mënyra…

Lifestyle

relax
Gjatë javës mund të kemi lodhje dhe orare të gjata pune,qëndrim të gjatë përpara kompjuterit dhe duam të bëjmë dicka të thjeshtë për tu çlodhur.Ka disa metoda të cilat do tju ndihmojnë shumë të çlironi muskujt e kontraktuar. Jeta sedentare mund tju bëjë të ndiheni të lodhur edhe kur nuk jeni duke punuar ndaj ju ftojmë ti praktikoni 5 sugjerimet tona:

tenis
1-Topat e tenisit: Shtrihuni me kurriz nga toka dhe tek pjesa e shpatullave vendosni dy topa tenisi.Më pas levizni në mënyrë të tillë që topat të lëvizin duke masazhuar shpatullat tuaja.Në fillim mund tju duket aspak komforte dhe pozicion i dhimbshëm, por dhimbja vjen si pasojë e muskujve të cilët janë të kontraktuar dhe duhet të çlirohen.

masazh
2-Masazh: Asgjë nuk është më e rëndësishmë se shëndeti, ndaj nëse nuk keni ndonjë të afërm që mund tju bëj masazh të paktën një fundjavë në muaj,atëherë duhet të paguani një profesionist që ta bëjë këtë gjë për ju.Me kalimin e viteve do e kuptoni rëndësinë dhe trupi juaj do tju falenderojë që keni bërë këtë “investim” për të.