Vaji i kokosit, farmacia në një shishe

Lifestyle

kokosi

I konsideruar si farmacia në një shishe, vaji i kokosit është vaji më i shëndetshëm që ju mund të konsumoni. Përtej kuzhinës dhe gatimeve të shijshme përfitimet e vajit të kokosit janë të pafundme dhe gjithnjë është përdorur si një element kyç për mirëqenien e përgjithshme të shëndetit të njeriut. Nëse përdorimet e vajit të kokosit në funksion të bukurisë suaj i dini, po ndikimet e tij në organizmin tonë?

Vaji i kokosit ka 92% yndyrna të ngopura e ndryshe nga vajrat e tjera, është solid në temperaturë dhome për shkak të lidhjeve kimike të ngopura. Dietat e pasura me vaj kokosi rrisin aktivitetin metabolik duke bërë që në gjak të qarkullojnë më pak yndyrna. Si një antibiotik natyral dhe antioksidant vaji i kokosit lufton mikrorganizmat si bakteret, kërpudhat dhe shumë viruse të tjera. Ky vaj ka gjithashtu efekte terapeutike në çrregullimet e trurit e kjo mbështetet nga disa studime.