Vetitë e paçmueshme të shegës dhe të gjitha sëmundjet që kuron!

Lifestyle

shgusher

A e dinit që sa më i kuq të jetë një frut apo një perim aq më i pasur në antioksidantë është ?! Pikërisht kjo ngjyrë u jep fuqinë këtyre ushqimeve të luftojnë qelizat kanceroze e shega është një prej tyre. Dhe pse shumë prej nesh mund ta shijojnë këtë frut , parapëlqejnë mos ta përfshijnë në dietën e tyre vetëm se pastrimi i shegës mund të kërkojë kohë, por kur të lexoni më poshtë se çfarë ka ky frut për të na ofruar të jeni të sigurtë se do i qëroni me sy mbyllur.
Vetëm një gotë shegë mund t’i sigurojë organizmit 30% të kërkesave për vitamin C, 36% për vitamin K, 16% për vitamin B9 dhe 12% të postasiumit.
Konsumimi i shegës vetëm për dy javë ul presionin e gjakut.
Shega trajton artritin dhe dhimbjen e kyçeve.
Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullon qarkullimin e gjakut duke ulur nivelin e kolesterolit.

Ky frut parandalon krijimin e sëmundjeve që prekin trurin.

Luftojnë aneminë duke rritur nivelet e homoglobinës.
Shega është një frut ideal për diabetikët, pasi njihet ndryshe si insulina natyrale.
Lufton qelizat kancerogjene , dhe ndihmon në forcimin e organizmit në momentin kur preket nga infeksionet bakteriale. Burimi: Living.al