Ja surprizat që ka rezervuar moti për fundjavën!

Moti

motweeknd
Ditët e para të muajit shkurt kanë qenë mjaft të favorshme për të gjithë ata që e dashurojnë diellin. Temperaturat kanë qenë mbi mesataren mujore dhe pjesa më e madhe kanë zgjedhur natyrën për të kaluar këto ditë të ngrohta. Por nëse keni qenë të zënë me punë dhe nuk i keni shijuar akoma këto ditë,fundjava do të ketë temperatura mjaft të favorshme për të bërë shëtitje relaksuese. Të shtunën dhe të dielën dielli do të jetë prezent në të gjithë territorin dhe në zonat bregdetare temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.