Moti ndryshon në mënyrë drastike, nisin reshjet e para të borës!

Moti

boraaaaaaaa
Ditën e sotme kanë nisur reshjet e para të borës në fshatin Dardhë të Korçës. Meterologia Lajda Porja ka treguar se moti gjatë gjithë këtij muaji do të jetë i paqëndrueshëm. Gjithashtu reshje bore do të ketë edhe ditën e martë në juglindje të vendit. “Në pjesën e dytë të javës dhe në fund të muajit do të kemi rritje temperaturash dhe shira. Me shira më të dendur parashikohet dita e martë. Zonat jugore priten të kenë shira më të dendur. Ditët e tjera do të kemi shira me intensitet të ulët. Ndërsa në zonat juglindore do të ketë reshje bore. Parashikohet që pas datës 25 do të kemi një rritje të intensitetit të reshjeve. Muaji nëntor do të mbyllet i paqëndrueshëm”, – ka thënë Lajda Porja.