Moti për ditën e diel, 16 janar 2022

Moti

Moti parashikohet të nisë i kthjellët në zonën e qendrës dhe atë të veriut si dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonën e jugut.

Deri në orët e mesditës në zonën e jugut do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet kodrinore-malore në lartësitë mbi 500 metër do të ketë reshje dëbore.

Pas orëve të mesditës mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim mesatare deri e fortë dhe me rrahje në bregdet, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore.