Moti për ditën e diel, 9 janar 2022

Moti

Ditën e shtunë në vend do të ketë sërish mot të vranët, por prej mëngjesit deri në mesditë do ketë intervale kthjellimi. Reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin që prej orëve të para të mëngjesit.

Reshjet do të ndërpriten nga mëngjesi deri në mesditë për t’u rikthyer sërish. Intensiteti i tyre do jetë i ulët deri mesatar. Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje do ketë reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e lehtë e hera herës mesatare në bregdet shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.