Moti për ditën e enjte, 25 qershor 2020

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Prej orëve të mesditës deri në ato të pasdites në pjesen jugore dhe lindore do të ketë reshje shiu. Përkohësisht reshjet do të marrin formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në mesditë me shpejtësi 15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.