Moti për ditën e hënë, 29 nëntor 2021

Moti

Nesër moti në vend parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Parashikohen reshje shiu të here pas hershme me intensitet të ulët, ndërsa në jug reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 1500 metra në zonat malore, parashikohen reshje bore, ndërsa në veri-verilindje në orët e mbrëmje reshje bore në lartësinë mbi 900 metra.

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitoj shpejtësi deri në 20m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 5-6 ballë.