Moti për ditën e martë, 1 shkurt 2022

Moti

Vendi ynë për ditën e nesërme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulet dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në veri dhe jug të vendit.

Pas orëve të drekës dhe kryesisht në pasdite, parashikohen reshje shiut me intensitet mesatar që do të mbeten prezente vetëm në pjesën veriore.

Parashikohet borë në lartësitë mbi 1000 m. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug me shpejtësi 1-12 m/s, hera –herës përgjatë vijës bregdetare deri në 15 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 me lartësi vale 1.5-1.7m.