Moti për sot, e mërkurë 17 korrik 2019

Moti

Dita e sotme, e mërkurë 17 korrik 2019 po kalon me mot kryesisht me diell por nuk mungojnë alternimet e vranësirave të cilat në relievet e larta malore shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Temperaturat e mesditës nuk do t’i kalojnë vlerat prej 29-31°C, temperatura këto më të freskëta krahasuar me ato të pak ditëve më parë. Për ditën e nesërme, depepërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriore do të sjellin mbi vendin tonë përsëri mot relativisht të paqëndrueshëm. Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash me këto të fundit më tepër prezente në relievet malore. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash shtrihen në të gjithë territorin.