Moti për ditën e mërkurë, 22 korrik 2020

Moti

Dita e mërkurë do të nisë me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Në orët e mesditës, vranësirat do të bëhen prezente kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore. Në zona të izoluara në Veri dhe Verilindje, parashikohet reshje shiu.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Veriperëndim 1-8m/sek, pasdite dhe në mbrëmje në brigjet e Jonit ere e vrullshme deri në 15m/sek. Valëzimi i forcës 2-3, kryesisht në Jon.