“Ëndërr” nga data 3 gusht në ekranin e Tring

Programe

Në Tring nis në datën 3 gusht seriali që do t’ju mbajë çdo të shtunë dhe të dielë përballë ekranit të 3Plus. “Ëndërr” titullohet seriali ku do të luajnë aktorë si: Hazal Filiz Küçükköse, Ceyhun Mergiroglu dhe Ulas Tuna të cilët do ju dhurojnë emocione në çdo episod.

Elifi, e cila ëndërron të bëhet stiliste e famshme, njihet me Bullutin, trashëgimtarin e familjes Giraji, dhe mes tyre lind një dashuri e pafund, e cila has në pengesa të shumta. Elifi mban mbi supe barrën e familjes, është një vajzë zemërmirë, naive dhe e dashur. Ndërsa Bulluti një djalë i pasur, i arsimuar, i guximshëm dhe me ideale të larta. Të dy rendin pas ëndrrave. A do të arrijnë ata ta konkretizojnë dashurinë e tyre apo do të bien pre e rrengjeve dhe ligësisë që i rrethon?
Çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus.