Për një verë të paharrueshme, me premiera, dhe histori plot emocion, Tring sjell Tring Summertime.

Programe

Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çmendura dhe histori plot emocion, Tring sjell Tring Summertime. Një traditë disavjeçare e cila vazhdon, por këtë vit, që prej 1 korrikut, Tring Family është shndërruar në Tring Summertime dhe do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës, deri më 1 shtator. Një kanal i dedikuar, 24 orë në ditë filma të përzgjedhur që përcjellin magjinë e stinës së nxehtë, mijëra emocionet dhe shpirtin e familjes që ajo përfaqëson.

Një katalog i larmishëm për të gjithë adhuruesit e kinemasë, çdo mbrëmje një film i ri, të gjitha premierat e shumëpritura të sezonit, blockbuster-s, personazhet ikonikë, për t’u arratisur në një univers argëtimi me qindra tituj.

Familje, fantazi, komedi, aksion dhe aventurë, romanca verore, një zhanër për preferencat e gjithsecilit, me një emërues të përbashkët, gjithçka ndodh në verë, në verën dehëse, plot ngjyra, plot jetë.

Nga supeheronjtë te rrëfenjat e mrekullueshme për miqësinë e dashurinë, te filmat që na bëjnë të ndajmë eksperienca, apo na ngacmojnë imagjinatën. Askund tjetër vera dhe aventurat e saj nuk ndihen kaq fuqishëm sa në Tring Summertime, një përvojë unike që këtë vit mund ta përjetoni jo vetëm në rehatinë e shtëpisë, por kudo që të ndodheni, përmes shërbimit Tring OTT.

Ndaj, Tring ka një ftesë për të gjithë, mblidhuni me të dashurit tuaj dhe ejani me ne, jo në një, por në disa udhëtime pa fund rreth e qark botës, me Tring Summertime, nga 1 korriku deri me 1 shtator.