Kjo javë në Tring Collection do t’i dedikohet rubrikës “Revenge”, pra hakmarrje!

Programe

Tring Collection ka menduar që kjo javë t’i dedikohet rubrikës “Revenge”, pra hakmarrje.

Nga data 18-24 prill do të transmetohen filma që në qendër kanë hakmarrjen.

Hakmarrja është një pjatë që serviret më së miri e ftohtë dhe kinemaja është e mbushur me plot histori ku hakmarrja dhe ndëshkimi trajtohen në një mënyrë drithëruese.

Të gjithë e dimë se sa e padrejtë mund të jetë bota, kështu që ndonjëherë njerëzit thjesht duhet ta marrin drejtësinë në duart e tyre. Edhe shpirtrat më të pafajshëm dhe më falës mund të lidhen me ndjenjën e dëshirës për të ndëshkuar ata që i kanë trajtuar gabim, prandaj dhe kjo është arsyeja pse filmat që trajtojnë hakmarrjen tërheqin kaq shumë vëmendje gjithmonë.

Me një përzgjedhje prej 50 filma, këta do të jenë filmat  që do të transmetohen në Tring Collection:

 

E HËNË

“Maska e Zorros” – 21:00

 

“Mekaniku” – 23:15

 

E MARTË

“The Equalizer: Hakmarrësi” – 21:00

 

“Korbi” – 23:15

 

E MËRKURË

“Drejtësi private” – 21:00

 

“Rambo 2: Hakmarrja” – 23:00

 

E ENJTE

“Gladiatori” – 21:00

 

“Parkeri” – 23:45

 

 

E PREMTE

“Muni” – 21:00

 

“Hakmarrje e pamëshirshme” – 23:45

 

E SHTUNË

“Pasion dhe hakmarrje” – 21:00

 

“Hakmarrje e përgjakshme” – 23:00]

 

 

E DIEL

“Ëngjëlli i hakmarrjes” – 21:00

 

“Unë do ju gjej” – 22:45