Koleksion filmash mbi heronjtë me bluza të bardha në Tring Collection

Programe

Dita Ndërkombëtare e Shëndetësisë sjell në Tring Collection një koleksion filmash mbi heronjtë e heshtur me bluza të bardha.

Ata nuk ndalen derisa të zbulojnë të vërtetën deri në fund.

Gjithmonë në korsi të parë, të gatshëm të sfidojnë vdekjen pa u ndalur, deri në frymën e fundit, duke kërkuar një mrekulli në emër të jetës.

Mirënjohës për punën e tyre të palodhur, Tring Collection ka vendosur që t’ju dedikojë kohën duke transmetuar disa prej filmave më të mirë në shenjë vlerësimi.

Heronjtë me bluza të bardha, në datat 6, 7, 8 prill në Tring Collection me një përzgjedhje prej 18 filmash.

Më poshtë po ju zbulojmë filmat e përzgjedhur:

E MERKURE 6 PRILL

“Në kthetrat e pushtetit” – 21:00

 

“Adams shëruesi” – 23:00

 

 

E ENJTE 7 PRILL

“Rizgjime” – 21:00

 

“Histeria” – 23:00

 

E PREMTE 8 PRILL

“I vetëm kundër të gjithëve” – 21:00

 

“Doktor Zhivago” – 23:00