Magjia e finales së madhe të Uefa Champions League ekskluzivisht në ekranin e Tring

Programe

700x398 2

Emocionet e nisura që më 27 korrik të vitit që lam pas finalizohen më 26 maj 2018. Kievi shndërrohet në qendrën e botës. Kemi ndjekur plot 124 ndeshje por vetëm disa ditë na ndajnë nga ndeshja më emocionuese e vitit. Reali i Madridit kampion në fuqi, përballë sfidantit Liverpool, në finalen e madhe të UEFA Champions League! Ronaldo kundër Salah, në betejën për trofeun më të lavdishëm!

Të gjithë ata adhurues të futbollit e dinë se magjia e këtij eventi vjen ekskluzivisht në ekranin e Tring. Analizat, komentet dhe lidhjet direkte me finalen e madhe do të nisin në Studio UEFA Champions League në orën 19:45 në ekranin e Tring Sport 1 HD nën drejtimin e Andi Nuraj dhe Eva Muratit.

Megjithatë, nuk mbetet me kaq! Përjetime të tilla përgatituni t’ju shoqërojnë deri në 2021. Edhe për plot 3 sezone të tjera, Tring ka fituar të drejtën ekskluzive të transmetimit të Uefa Champions League në Shqipëri. Magjia e futbollit do t’ju shoqërojë gjatë në platformën tuaj të preferuar – Tring!