“Përgjigju, gatuaj, fito” – zbuloni cilët janë VIP-at që do të garojnë sot

Programe

pergjgiju

Ka startuar në Tring quiz-show i vetëm në ekranet shqiptare “Përgjigju, gatuaj, fito”. Si çdo javë, tre konkurrentë VIP do të përballen me një sfidë të dyfishtë: të gatuajnë sa më mirë dhe t’i përgjigjen saktë pyetjeve mbi kuzhinën. Juria e përbërë nga Linda Fishta, Eraldo Rexho dhe Florian Agalliu do t’i vlerësojë për të shpallur vetëm një fitues.

Në puntatën e sotme të ftuarit VIP janë Aurela Hoxha, Helidon Fino dhe Albi Greva! 

Albi Greva është drejtor ekzekutiv i Fondacioni Vodafone Albania. Helidon Fino ka spikatur gjithmonë në rolet e tij në teatër ku ndër të tjera përmendim Edipin në “Edipi Mbret”, “Berberi i Seviljes”, “Tri motrat” etj. Aurela Hoxha është padyshim një nga vajzat më të bukura në ekranet shqiptare. Ajo njihet si një ndër modelet më të mira në vend.

Nëse keni humbur puntatën e parë të emisionit “Përgjigju, gatuaj, fito” mund ta shihni atë këtu. Ju rikujtojmë gjithashtu takimin e sotëm në orën 20:30 në Living HD!