Moto GP, ekskluzivisht në shtëpinë e kampionëve!

Programe

Tring sjell surprizën e rradhës për të gjithë adhuruesit e sporteve. Përveç kampionateve më të ndjekura sportive Champions League, Serie A, NBA, etj, tashmë paketave të Tring u shtohet gama e sporteve. Platforma më e madhe në Shqipëri ka të drejtat ekskluzive për të transmetuar Moto GP.

Të apasionuarit pas garave me motora do të përjetojnë një vit spektakolar. Ata që kërkojnë adrenalinën përmes ekranit në këto disiplina sportive do të kenë mundësinë t’i përjetojnë këto emocione vetëm në shtëpinë e kampionëve, TRING!

Numërimi mbrapsht ka filluar. Botërori i Moto GP,ndër kampionatet më spektakolarë në planet është gati për të dhuruar emocione dhe adrenalinë të pafund.

Përjeto shtëpinë e kampionëve