Sot puntata e gjashtë e Do you have an idea – Zbuloni jurinë dhe konkurrentët

Programe

fddrt

Vjen sot në orën 20:00 në Jolly HD puntata e gjashtë e emisionit të vetëm i cili bën ëndrrat realitet “Do you have an idea”. Nën drejtimin e Turjan Hyskës, çdo herë konkurrentë gjithnjë e më inovatorë dhe projekte premtuese janë prezantuar përpara panelit të jurisë.

Në puntatën e sotme, paneli i jurisë përbehet nga
Silvana Ismaili – Admin. e Shoqërisë Sil.co Distributor Automatik
Gerti Boshnjaku – Ceo “New Media Communication”
Ben Petani – Administrator Pharma One
Avni Ponari – Drejtor i pergjithshem i Sigal Unica Group Austria
Armand Peza – Administrator i Geraldina Sposa

Gjithashtu, përmendim kryesorët e çdo puntate, konkurrentët tanë!
Olgert Elezi – Projekti “My procer”
Sonila Lamaj – Projekti “Ferma Diellëza”
Kamila dhe Alma Hesenllari – Projekti “Mama Mjalti”
Holidijon Kalemaj – Projekti “Artizan Inovatik”
Hajrie Dervishi – Projekti “Artizanë të natyrës”