Nga 24 Qershori TIP TV vjen me dy rubrika të reja

Programe

rubrika koncerte 700x398

Një nga kanalet e preferuara për adoleshentët, TIP TV do të nisë nga 24 Qershori dy rubrika të reja. Çdo të shtunë dhe të diel në orën 12:00, do të zhvendoseni në koncertet live të yjeve tuaj të preferuar si Hannah Montana, Jonas Brother, One Direction, Justin Bieber etj.

rubrika miku im 700x398

Jo vetëm kaq, një tjetër rubrikë do të nisë çdo të shtunë në orën 20:00. Në të do të mund të ndiqni filmat më të fundit kushtuar miqësisë. “Miku im” do të sjellë në ekran një sërë filmash si: Dragoi i padukshëm, Miku im gjigand, Libri i xhunglës, Dragon Trainer etj.

Qëndroni pranë ekranit të Tring për tu argëtuar në këto ditë të bukura vere! Buzëqeshni me Tring!