Njihuni me aktorët e famshëm të serialit «Shumë dashuri»

Programe

shumedashuri

Nga 10 Nentori nis në Tring “Shumë dashuri”. Ju njohim më shumë me historinë e këtij seriali dhe aktorët që interpretojnë.

Mia, është një vajzë me ëndrra të mëdha, e cila bie në dashuri me Leonardo Lombardo, njeri i rezervuar i cili nuk i tregon ndjenjat e tij. Brenda pak orësh, ajo humbi punën si kuzhiniere, shtëpinë dhe nënën e saj, duke ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme jetën e saj dhe atë të dy motrave. Vajzat kanë karaktere dhe aspirata të ndryshme, por të treja janë rritur nën mbrojtjen e Don Oscar, kreu i familjes Lombardo, për të cilin nëna e tyre, Francisca, kishte punuar.
Nga 10 nëntori, nga e hëna në të premte, ora 19:00 në 3Plus!

leonardo garcia 13 gallery a

Leonardo García ka lindur në 27 Dhjetor 1972 në Meksisë. Ai vjen nga një familja aktorësh. Ai është djali i Andres Garcia dhe Sandra Vale, të dy aktorë shumë të njohur. Ka interpretuar në disa seriale ku ndër të tjera përmendim: Belinda, Se busca un hombre, A corazón abierto, Los Rey etj. Në vitin 2016, interpretoi në rolin e Alberto Lombardo në serialin “Shumë dashuri”.

shume dashuri web 12

Melissa Barrera lindi më 4 korrik 1990 në Monerrey. Ajo është e njohur si aktore dhe si këngëtare. Në vitin 2012 u bë pjesë e serialit “Gruaja e Judës”. Që prej asaj kohe, ajo ka interpretuar në shumë seriale dhe filma ku ndër të tjera dallohem “Shumë dashuri” dhe “Përgjithmonë e jotja”.

shume dashuri web 13

Rossana Nájera lindi më 14 gusht 1980 në Xalapa, Veracruz. Ajo studio aktrim në Centro de Formacion Actoral. Në vitin 2013, fitoi rolin e Gabriales në “Prohibido amar”. Ajo ka luajtur edhe në shumë seriale të tjera si Los Rey, La Loba, Se busca un hombre etj.

shume dashuri web 14

Andrea Noli lindi më 25 gusht 1972 në Paris, Francë. Ajo vjen nga një familje artistësh ku dallon babai i saj, pianisti i njohur Daniel Noli. Për shumë vite jetoi në Greqi dhe më pas u zhvendos në Meksisë. Ndër serialet ku ajo ka interpretuar përmendim El tesoro del Pilar, Besos prohibidos, Noche eterna, Vivir a destiempo etj.