Elcin Sangu: Nuk mund të punoj më me këtë shqetësim

Dashuri me qira

elcinsiaiiia

Aktorja e njohur e serialit “Dashuri me Qira”, Elcin Sangu ka dhënë një intervistë të gjatë për një revistë turke ku ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e saj për vëmendjen e madhe që i kushtohet renditjeve të serialeve. Kështu, çdo javë në Turqi publikohen shifrat se cilat seriale janë më të ndjekura dhe jo rrallë herë ka ndodhur që xhirimet të ndërpriten nëse vlerësimet nuk kanë qenë të larta.

CsnlhY6WgAAsLKK

Elcin Sangu dhe Baris Arduc sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit “Kohë për lumturi”, i cili sipas aktores ka qenë një rol ndryshe nga çfarë ajo ka interpretuar deri tani. “Nuk kemi pse të arrijmë në përfundime sociale për çdo personazh që interpretojmë”- ka thënë ajo.

baris arduc 040230QH

“Kjo të çon në një gjendje ankthi dhe shpesh nuk e kuptoj. Është e pakonceptueshme që shqetësohesh tërë kohën për vlerësimet apo klasifikimet që të krahasojnë me kolegët e tu. Kjo për mua do të thotë të punosh pa u kënaqur, dhe një punë të tillë nuk do e doja” – ka përfunduar Elcin.

baris arduc 040229WB

Në lidhje me interpretimin e saj të dytë krah Baris Arduc, Elcin ka thënë se të dy janë miq shumë të mirë dhe kënaqen pafund gjatë xhirimeve.

ClvugiwXIAAjuAs