“Zonjat e familjes Bravo”, një serial mbi familjen dhe rëndësinë e të qenurit të bashkuar

Programe

Rikthehet në ekranin e Tring, aktorja shumë e dashur për ju Edith Gonzales. Nga kjo e martë, nis në ekranin e Tring, një ndër serialet e saj më të suksesshëm “Zonjat e familjes Bravo”. Ju njohim më shumë historinë e këtij seriali.


Kjo është historia e Valentina Bravos dhe tri vajzave të saj. Ato janë të pasura dhe të privilegjuara, por krejt papritur do të gjenden në vështirësi pas vdekjes së patriarkut të familjes. Kur të mësojnë se kryefamiljari ka lënë pas një borxh shumë të madh, ato do të lënë mënjanë krenarinë dhe me guxim do të menaxhojnë një biznes të ri, një klub nate për femra. Zonjat e familjes Bravo do të luftojnë dita-ditës çdo paragjykim në betejën për mbijetesë. Përgjatë këtij rrugëtimi, ato do të zbulojnë rëndësinë e pavarësisë, do të njohin më mirë veten dhe do të gjejnë dashurinë.

Nga e hëna në të premte, ora 18:30 në 3Plus

Edith Gonzales lindi në 10 dhjetor 1964. Është e njohur si aktore dhe kërcimtare. Karriera e saj nisi që në vitin 1974 me “Cancion de Navidad”. Edith numëron dhjetra role në filma dhe seriale ku përmendim Një dashuri nga e shkuara, Salome, Mujer de madera, Cielo rojo etj. Në vitin 2016 u përball me sëmundjen e kancerit, një betëjë të cilën nuk arriti ta fitonte. Ajo u nda nga jeta në qershor të vitit 2019.

 

Mauricio Islas ka lindur në 16 gusht 1973 në Meksikë. Ai ka filluar karrierën e tij si aktor që në vitin 1992. Disa nga serialet ku ka marrë pjesë përmendim: El manantial, Amor real, Prisionera, Amores de Mercado etj. Në vitin 2001, ai u martua me këngëtaren Patricia Villasana me të cilën ka një vajzë. Ata u divorcuan në 2006.

Saul Lisazo ka lindur në 1 qershor 1956 në Buenos Aires, Argjentine. Futbolli ishte një ndër pasionet më të mëdha të tij. Për 10 vite, ai luajti si pjesë e skuadrës së Sarmientos por për shkak të një dëmtimi në gju, karriera e tij si futbollist përfundoi aty. Më pas, Saul u mor me modeling ndërsa në vitin 1998, nisi studimet për Arte Dramatike. Ai ka interpretuar në disa seriale si: Amor de nadie, El rostro de la venganza, Señorita Pólvora, Përgjithmonë e jotja etj.