Përjetoni një fundjavë mes kaosit me sagën “Nata e gjykimit” në Tring Collection

Programe

Tring Collection ka menduar që këtë fundjavë t’ju dhurojë shumë adrenalinë nëpërmjet sagës “Nata e gjykimit”.  5 filma që do t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit.

Filma që trajtojnë një të ardhme të frikshme ku çdo krim është i ligjshëm për një natë të vitit.

Ajo që filloi si një eksperiment, kthehet në një ngjarje vdekjeprurëse vjetore ku anarkistët synojnë të vrasin qytetarë të pafajshëm. Pushtime shtëpish, rrugë të egra, trazira, rezistencë.

Bëhuni gati për një weekend mes kaosit me sagën “Nata e Gjykimit” në datat 9 dhe 10 prill.

Më poshtë po ju zbulojmë filmat që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tring Collection:

 

“Nata e gjykimit” 

 

“Nata e gjykimit: Anarkia”

 

“Nata e gjykimit: Zgjedhjet”

 

“Nata e gjykimit: Zanafila”

 

“Nata e gjykimit: Pa kufij”