Saga “Piratet e Karaibeve” vjen në Tring Collection në datat 11-12 prill

Programe

Tring Collection ka menduar që këtë fillim jave t’ju bëjë shoqëri nëpërmjet aventuarave të kapitenit Jack Sparrow.

Në datat 11 dhe 12 prill do transmetohet saga e filmave “Piratet e Karaibeve”.

Një botë interesante me plot aventura të pabesueshme, karaktere, ngjyra, pamje mahnitëse. Dhe, sigurisht, ata që admirojnë magjinë e kapitenit Jack Sparrow nuk do të munden të shkëputen dot nga ekrani.

Më poshtë po ju zbulojmë edhe sagën e filmave “Piratet e Karaibeve” të cilën mund ta ndiqni në Tring Collection:

 

“Piratët e Karaibeve: Mallkimi i perlës së zezë”

 

“Piratët e Karaibeve: Mallkimi i anijes fantazëm”

 

“Piratet e Karaibeve: Në fundin e botës”

 

“Piratet e Karaibeve: Batica të reja” 

 

“Piratet e Karaibeve: Hakmarrja e Salazarit”