Pranvera vjen me seriale të reja në Tring!

Programe

serialejool

Gjatë këtij sezoni startojnë në Tring një sërë serialesh të ndryshme për çdo shije dhe preference. Kanali i serialeve 3Plus ka shtuar premierat e tij çdo fundjavë. Për herë të parë, në Tring History do të mund të ndiqni serialet historike ndërkohë në Jolly HD vijnë serialet më të ndjekur të momentit.

Për shumë njihuni me to!

PËRRALLA E PAFAJËSISË
Çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus
Aksidenti i një nate me shi do të ndryshojë jetën e tre njerëzve përgjithmonë… Merjem është gruaja që merr përsipër një krim që se ka bërë vetëm për burrin që dashuron. Oktai i cili i premtoi asaj martesë, gënjeu oficerët e policisë duke i thënë se ishte Merjemi që drejtonte makinën. I verbuar nga hakmarrja, Savazhi i cili humbi të dashurën e tij gjatë aksidentit beson se Merjemi është vrasësja.

VIKTORIA
Çdo të shtunë, ora 21:00 në Tring History
Jeta e hershme e Mbretëreshës Viktoria, që nga ngjitja në fron në moshën 18 vjeçare, deri në martesën e saj me princin Albert.

O.J.SIMPSON
Çdo të hënë, ora 21:00 në Jolly HD
Një serial bazuar mbi ngjarje të vërteta, mbi gjyqin më të reklamuar në historinë e Amerikes, ndaj O.J. Simpson, legjendës së futbollit amerikan. Prokuroria dhe avokatët mbrojtës përplasen në sallën e gjyqit për të dënuar ose liruar Simpsonin, i cili dyshohet për vrasje të dyfishtë. Bazuar në librin e Jeffrey Toobin, ndiqni prapaskenat kaotike, marrëveshjet dhe manovrat e të dy kampeve të avokatëve, dhe se si një vetëbesim i tepruar nga ana e prokurorisë, një mbrojtjeje jo korrekte dhe racizmit te policisë se Los Anxhelosit, i dhanë jurisë atë që i nevojitej: një dyshim të arsyeshëm.