Ҫfarë po ndodh me Profesorin? La Casa De Papel vjen me trailerin e fundit!

Programe

Netflix sapo ka publkuar trailerin e pjesës së dytë të sezonit të fundit të serialit “La Casa De Papel”. La Casa De Papel ka korrur sukses të paparë në të gjithë botën duke u nominuar për një sërë çmimesh ndërkombëtare.

Si fillim seriali është konceptuar për të patur numër të kufizuar episodesh, por pas suksesit të sezonit të parë në 2017 koncepti u desh të rishihej nga e para. Në korrik të vitit të kaluar u bë publike nga Netflix se seriali do të vinte për herë të fundit në sezonin e pestë të ndarë në dy pjesë secila me nga 5 episode. Pjesa e parë u publikua në datën 3 shtator të këtij viti nga gjigandi Netflix dhe pritet që pjesa e dytë të vijë për të gjithë shikuesit në datën 3 dhjetor.

Tralieri i ri dhe i fundit i La Casa De Papel jep një ide se si do të përfundojë seriali kaq i ndjekur dhe i dashur nga audience në të gjithë botën. Duket se në këto episode nuk ka aq aksion sa më parë, por diçka shumë e rëndësishme do të ndodhë. Profesori është zhdukur sërish! Martini insiston të marrë çdo gram arri të ngelur brenda në bankë edhe pse të tjerët nuk janë shumë përkrahës të vendimit të tij.

Kanë ngelur ende me pikëpyetje shumë çështje nga pjesa e parë e sezonit të fundit, të cilat priten të marrin një përgjigje në datën 3 dhjetor. Më pak se 2 muaj na ndajnë nga fundi, deri atëhere ndiqni trailerin!