Tring ka një ftesë për ju, bashkohuni me Play!

Programe

Tring vjen me një surprizë për të gjithë vogëlushët. Rikthehet emisioni “Play” me sezonin e katërt .

Ky emision i cili rezultoi me 3 sezone fantastike e me shikueshmëri tepër të lartë, synon të përfshijë fëmijët e grupmoshës 8-10 vjeç. Nëpërmjet lojrave secili fëmijë ka mundësi të argëtohet dhe edukohet në të njejtën kohë. Pas 3 sezoneve shumë të suksesshme në platformën Tring, emisioni rinis së shpejti me sezonin e katërt nën moderimin e Ermir Hoxhaj.

Të ndarë në 2 skuadra me 5 veta, të gjithë fëmijët do të kenë mundësinë të shpalosin aftësitë dhe talentet e tyre. I ideuar në formën e një konkursi të vogël, në secilin nga emisionet do të shpallet skuadra fituese të cilës do i jepet mundësia të vazhdojë konkurimin.

Lojërat e shumta do ti bëjnë plotësisht për vete të gjithë fëmijët. Jo vetëm lojëra fizike ku do të dallohen fëmijët më të shkathët dhe aktivë, por edhe logjike për të vlerësuar dijet dhe përqëndrimin e tyre. Momente të këndshme muzike dhe kërcimi do i shoqërojnë fëmijët në çdo puntatë.

E çfarë po prisni? Nëse keni një fëmijë 8 deri në 10 vjeç mos nguroni të aplikoni. Regjistrohuni në numrin 0696088490 dhe realizoni ëndërrat e fëmijëve tuaj. Tring ju pret!