Rezervoni mbrëmjet e së hënës në Jolly HD – Vjen seriali spanjoll

Programe

Sekretet-e-shtetit3.jpg

  

Nga 22 prilli, çdo të hënë, në ekranin e Jolly HD do të mund të ndiqni titujt më të suksesshëm të serialit spanjoll. Produksione të dy viteve të fundit vijnë në Tring për të shoqëruar mbrëmjet tuaja. Titujt e përzgjedhur me shumë kujdes janë fitues të shumë çmimeve ndërkombëtare të cilët kanë shënuar një numër rekord shikueshmërie, jo vetëm në Spanjë e në Evropë, por kudo ku janë transmetuar.

Sekretet e shtetit3

Seriali i parë, që nis këtë rubrikë, në Jolly HD është “Sekretet e shtetit”, një thriller politik me një kast të mrekullueshëm aktorësh, aktualisht numri një i audiencës në Spanjë. Një histori ambicie, pasioni dhe tradhtie!

Alberto Guzmán, kreu i qeverisë spanjolle, duket se ka një martese të qëndrueshme me gruan e tij Ana Chantalle, por një përpjekje e papritur vrasjeje do të nxjerrë në dritë të çara të thella në raportin e tyre. Kjo tentativë për vrasje do të ekspozojë intriga të forta dhe të shënojë një pikë kthese për zonjen e pare Guzman, e cila do të duhet të marrë vendime të rëndësishme.
Pasioni dhe fuqia erotike do të nxisin një luftë të interesave personale që do të përfundojnë duke u bërë sekrete shtetërore.

secretos-estado-principal.jpg