Rezervoni mbrëmjet e së premtes në Jolly HD – Vjen seriali ri

Programe

Kjo është historia e dashurisë së vërtetë që bashkon armiqtë e vjetër e rihap plagët e vjetra. Azizi dhe Ferideja janë fëmijët e dy armiqve të përbetuar, Faikut dhe Tahsinit, të cilët në rini kanë luftuar për zemrën e Syhejlës. Kur zbulon se i biri ka rënë në dashuri me të bijën e Faikut, Tahsini mendon se më në fund tani mund të marrë hak. Azizi është trashëgimtari i vetëm i familjes së pasur, ndërsa Ferideja një vajzë e thjeshtë, e cila ka humbur të ëmën që në moshën tre vjeçare. Dashuria mes dy të rinjve është me shikim të parë për Azizin. Teksa vajza e urren, djaloshi do të bëjë çmos për ta bërë të tijën. Ky është vetëm fillimi i dashurisë së tyre të madhe. Hakmarrja apo dashuria, cila do të triumfojë në marrëdhënien e tyre?

Çdo të premte, ora 21:00 në Jolly HD


Kadir Dogulu ka lindur më 19 prill 1982 në Mersin, Turqi. Pasi u shfaq në një videoklip muzikor, Kadir nisi të merrte oferta si aktor. Roli i tij i parë ishte në 2010 në Kucul Sirlar. Më pas, ai interpretoi në disa seriale si Pis Yedili, Sevdam Alabora, Bana Sevmeyi Anlat etj. Për publikun shqiptar u bë i njohur si Maxhit tek “Mes dy dashurive”.

Devrim Ozkan ka lindur në 9 Korrik 1998 në Mugla, Turqi. Ajo është e njohur për rolet e saj në Ruya dhe Vatanim Sensin. Projekti i saj i fundit është “Ribashkimi”, ku vjen në rol protagonist krah Kadir Dogulu.


Mehmet Ozgur ka lindur më 30 gusht 1970 në Antalia, Turqi. Ai e nisi karrierën e tij në vitin 1988, menjëherë pas diplomimit në Departamentin e Teatrit në Universitetin e Stambollit. Disa nga serialet ku ka interpretuar përmendim Soz, Masum, Hanim Koylu, En Guzeli etj.