Rikthehet me sezonin e tij të pestë “Play”, emisioni i preferuar i të gjithë fëmijëve!

Programe

Rikthehet në sezonin e pestë emisioni më argëtues për fëmijët në Tring: “Play” nga Ermir Hoxhaj.

Emisioni “Play”, i cili synon të përfshijë grupmoshat nga 7-9 vjeç, ka si qëllim argëtimin por edhe edukimin e fëmijëve nëpërmjet lojërave.

 

Këtë sezon të pestë “Play” vjen me plot risi dhe lojëra të ndryshme duke synuar që të jetë alternativa më e mirë për t’ju bërë shoqëri fëmijëve duke i argëtuar.

Në qendër të emisionit do të jenë padyshim lojërat mes grupeve ku secila skuadër ka mundësi të shpalosë aftësitë fizike dhe inteligjente.

 

Lojërat janë me karakter fizik me një kohë të caktuar ku fëmijët do të duhet të tregojnë shkathtësinë e tyre, si dhe me karakter inteligjence ku do të vihen në provë dijet dhe përqendrimi i fëmijëve.

 

Gjithashtu ka momente relaksi ku përfshihet kënga dhe kërcimi.

 

Çdo javë do të ketë lojëra të ndryshme si dhe të tjera bonus të realizuara nga drejtuesi i emisionit Ermir Hoxhaj!

Do të argëtoheni dhe do të luani së bashku me ta çdo të premte ora 19:00 në Kids!