Të fshehtat e sagës “Taken”!

Programe

Në vitin 2008 Liam Neeson u prezantua për publikun mbarë botëror me personazhin e Bryan Mills, një burrë më një karrierë të gjatë dhe shumë aftësi. Edhe pse kaq i zoti dhe me shumë eksperiencë, makthi i tij bëhët real, ditën kur dikush i rrëmbën vajzën. Si do të vijojë historia e tij?

Shumë nga ju mund ti keni parë të tre filmat, madje ndoshta jeni edhe fansa të zjarrtë të sagës. Mund të mendoni se dini çdo gjë rreth tre filmave, por ndoshta e keni gabim.

Ja 9 sekrete që as shikuesit më fanatikë të sagës “Taken” nuk i dinë!

  1. Dikush tjeter do të mbante rolin kryesor!

Skenaristi dhe producenti, Luc Besson fillimisht propozoi Jeff Bridges për rolin e Mills. Por kur Bridges hoqi dorë, Liam Neeson u bë menjëherë kandidat për rolin kryesor.

I etur për një rol të veçantë si ky, Neeson e pranoi menjëherë ofertën.

  1. “The Karate Kid” dhe “Taken” kanë diçka të përbashkët.

Edhe pse Luc Besson-it i erdhi ideja e filmit gjatë një darke me mikun e tij regjisorin Pierre Morel, ai ja besoi skenarin e filmit Robert Mark Kamen-it.

Para skenarit të sagës “Taken”, Kamen ka krijuar dhe shkruar të gjithë skenarin e filmit aq të suksesshëm të viteve 80’, The Karate Kid.

  1. Pse e pranoi Neeson rolin e propozuar?

Neeson e pranoi menjëherë rolin e propozuar si pasojë e mundësisë për të jetuar 4 muaj në Paris duke mësuar arte marciale.

“Gjithmonë më kanë pëlqyer rolet ku mund të shpreh aftësitë e mia fizike” ka thënë ai. “Ka qenë një nga rolet më të bukura të karrierës time.”

  1. Bryan Mills është trajnuar nga më i miri!

Mills ka perfeksionuar aftësitë e tij në mbajtjen e thikës dhe armëve duke u trajnuar nën mbikqyrjen e ushtarit të ‘Forcave Ajrore Speciale’ dhe specialistit, Mick Gould.

Si një nga instruktorët e ‘Njësisë të Forcave të Inteligjencës’, Gould ka trajnuar edhe shumë aktrorë të tjerë përfshirë Heat, Collateral dhe Ronin.

  1. Saga ka ulur numrin e turistëve në Europë.

I ftuar në një emision për të folur për sagën Taken, Neeson ka thënë se Taken është një nga “fajtorët” për uljen e numrit të udhëtarëve amerikanë në Europë.

“Para disa ditësh kam marrë një letër nga një mësues në Teksas i cili kishte planifikuar të çonte 60 studentë për udhëtim në Europë dhe familjet e 40 prej tyre nuk i kishin lejuar fëmijët shkonin pasi kishin parë Taken 2,” tha ai.

“Dhe këtë vit ajo dëshironte të çonte 20 prej tyre, por të gjithë prindërit thanë, jo sepse kishin parë filmin!’”

  1. Famke Janssen u frymëzua nga filmi për të ardhmen e saj

Pjesa kur vajza e Mills rrëmbehet dhe trafikohet, ka frymëzuar kolegen e Neeson, Famke Janssen.

Janssen, e cila luan rolin e ish bashkëshortes të Mills, tani punon si ambasadore në një institucion kundër dhunës dhe drogës në SHBA.

  1. 1 person në 3 minuta!

Të gjithë e dinë se Mills vret 31 njerëz në filmin e parë të sagës “Taken”.

Me një matematikë të thjeshtë del që në filmin prej 90 minutash, ai vret 1 person çdo 3 minuta!

  1. E gjitha një gënjeshtër!

William Hillar ka punuar për vite me rradhë në shërbimin ushtarak shtetëror dhe privat duke trajnuar agjentët kundër terrorizmit dhe formave të tjera të dhunës masive.

Nga viti 1998 deri në 2010, ai ka fituar rreth $171,415 falë aftësive të tij shumë të veçanta.

Mendohej se ai ishte personi që kishte frymëzuar regjizorin e sagës “Taken” për rolin e Mills duke qenë se ai kishte thënë për median se edhe vajza e tij kishte humbur jetën pas rrëmbimit dhe trafikimit për prostitucion.

Por e gjitha kjo ishte një gënjeshtër. Ai nuk kishte asnjë nga eksperiencat e supozuara dhe vajza e tij as që ekzistonte.

Pas deklaratave të paqena, Hillar mori një dënim prej 500 orësh punë të detyruar në komunitet nga autoritetet dhe u detyrua të kthente shpërblimin prej $171,000.

  1. “Taken”, “Preja”, “Hakmarrja”…

Taken është prezantuar me një shumëllojshmëri emrash në shtete të ndryshme të Europës. Në Gjermani filmi i parë u shfaq nën titullin “96 orë” kurse në Rusi u quajt “Preja”.

Në Spanjë mori emrin “Hakmarrja”, ndërsa në Amerikën Latine “Kërkimi i parreshtur”

Një nga tituj e përkthyer më mirë vjen nga Italia, ku filmi ka dalë me emrin “Do të të gjej”.

 

Në Shqipëri të tre filmat e sagës ‘Taken’, “Unë do ju gjej”, “Une do ju gjej 2: Hakmarrja” dhe “Une do ju gjej 3: Ora e së vërtetës” vijnë në Tring Collection nga data 28 deri në 30 shtator. Mos e humbisni!