TRING FESTA, ATY KU FESTAT I BËJNË FILMAT!

Programe

 

 

1 DHJETOR, nisim zyrtarisht periudhën më të bukur të vitit! Si çdo vit, dhuratën më të bukur, e sjell Tring. Nga 1 dhjetori deri më 6 janar, Tring Family shndërrohet në TRING FESTA. Një kanal i dedikuar për të gjithë adhuruesit e filmave festivë, për t’i shijuar në familje dhe për të zbuluar sa e magjishme është të shohim një film së bashku. Çdo mbrëmje një premierë, 24 ORË FILMA të përzgjedhur të zhanreve të ndryshme, me një emërues të përbashkët, shkëlqimin dhe ngrohtësinë e festave.

 

 

 

 

 

 

 

KLASIKËT E FUNDVITIT, përcjellin më së miri shpirtin e festave, me histori me të cilat secili prej nesh identifikon festat, nga aventurat e “GRINÇIT” nursëz që urrente Krishtlindjen, të Arnold Shwarzeneger në “JINGLE ALL THE WAY”, apo Elsës dhe Anës në “NJË AVENTURË E AKULLT””, te Kevini i cili në periudhën kur shumëkush bëhet bashkë, mbeti “I VETËM NË SHTËPI”, te klasikët amerikanë si “BABALLARE NË LUFTË”, “NJË KOLLTUK PËR DY”, “FAMILJA STONE”, apo te komeditë mitike italiane të “CINEPANETTONE”, ku aktorë si Christian de Sicca apo Diego Abatantuono, shndërrohen në babagjyshët më origjinalë.

 

 

FILMAT E RINJ, titujt më të shumëpritur të çdo dhjetori, me protagonistë disa prej emrave më të rëndësishëm të kinëmasë botërore. Ryan Reynolds dhe Will Ferrell në muzikalin “SHPIRTI I KRISHTLINDJES”, Vanessa Hudgens në rolin e saj të trefishtë në triologjinë simbolizuese të festave të fundvitit “SHKËMBIMI I PRINCESHAVE”, Eddie Murphy, gjeniu i komedisë në “CANDY CANE LANE”,  Lindsey Lohan në “KRISHTLINDJE E PAPRITUR”, apo Brooke Shields në “NJË KËSHTJELLË PËR KRISHTLINDJE”, janë vetëm disa prej protagonistëve që do t’ju shoqërojnë këtë fundvit.

 

 

NJË PREMIERË ÇDO MBRËMJE, kjo është motoja tashmë e përvitshme e kanalit të dedikuar, për një katalog që pasurohet vit pas viti. Çdo mbrëmje, në orën 20:00, Tring Festa shndërrohet në “kinemanë tuaj të festave”, ku mund të zini një vend në rresht të parë për të shijuar produksionet më prestigjioze botëore për fundvit. Histori për dashurinë e shpresën si “KRISHTLINDJE E RËNË NGA QIELLI”, romanca emocionuese si “SHKËMBIM KRISHTLINDJESH”, histori për miqësinë e familjen si “KRISHTLINDJA MË E BUKUR” apo “GENIE”.

 

VIDEO ON DEMAND, katalogu më i madh i filmave të fundvitit, në një kategori të dedikuar, për një përvojë “sipas dëshirës suaj”, ia shton edhe më tepër magjinë këtyre festave. Më shumë se 200 TITUJ, për t’u shijuar në çdo kohë, kudo që ndodheni, sa herë të dëshironi, në 4 pajisje të ndryshme njëherësh. Sepse në universin TRING OTT dhe VIDEO ON DEMAND festat e fundvitit bëhen edhe më të larmishme. Mjafton të zgjidhni titullin, gjithçka tjetër e keni gati!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MERRNI TELEKOMANDËN, KOKOSHKAT DHE NJË BATANIJË TË NGROHTË DHE…

LE TË FILLOJË FESTA!