Alarmohen përdoruesit e Whatsapp, së shpejti nuk do të punojë më!

Teknologji

whtsasasa
Aplikacioni më i përdorur nga njerëzit përsa i përket dërgimit të mesazheve nuk do mund të shkarkohet më në disa modele Iphone apo Android. Kjo vjen si pasojë e ndryshimeve që Whatsapp do të bëjë në versionin e update-it të ri 2.18.90, i cili do heqë suportin për këto telefona. Pra, do të thotë që ata të cilët kanë një Iphone 4 apo 4s duhet të blejnë një telefon të ri nëse duan ta përdorin aplikacionin. Problemi qëndron me IOS 7, e cila nuk mund të përputhet më me versionin e fundit të Whatsapp dhe përveç modeleve të vjetra mund të prekë dhe disa lloje të tjerë telefonash më të rinj.

Whatsapp Update kpgx02

Plani fillimisht ishte që aplikacioni në pronësi të Facebook të mos funksiononte as në IOS 8, por duke parë numrin e përdoruesve të tij, ata vendosën të bëjnë këtë rregullim duke braktisur vetëm 7-ën. Gjithsesi, njerëzit kanë kohë të bëjnë ndryshimin me telefonat e tyre deri në 1 shkurt sepse ky është afati i fundit kur do lejohet shkarkimi dhe përdorimi i Whatsapp. Kujtojmë që suporti i tij ka mbaruar me kohë për telefonat Nokia apo android të cilët nuk kanë bërë update të serverave të tyre.