Edhe pse pa internet në telefonin tuaj, do të mund të përdorni Instagram – Zbuloni si!

Teknologji

instaahs

Instagram është një nga aplikacionet më të përdorur nga të gjithë. Miliona përdorues vizitojnë çdo ditë këtë rrjet social i cili tashmë ka sjellë një lajm të mirë. Ju do të mund të vizitoni profilin tuaj si dhe do të mund të shihni “News feed” pa qenë nevoja të jeni të lidhur me internetin.
Kështu, përdoruesit edhe pse offline, do të mund shohin të gjitha faqet që i kanë vizituar më parë, si dhe mund të bëjnë pëlqime dhe komente. Këto të fundit bëhën publikë menjëhërë sapo të lidhen me internetin ndërkohë që faqet e tjera vizitohen edhe duke qenë offline.