Aplikacioni që ndihmon të verbrit

Teknologji

10968414 916951614982777 4122883414932860320 n

Edhe pse njerëzit e verbër në përgjithësi janë të aftë për të bërë gjëra pa ndihmë, ka raste kur kanë domosdoshmëri për t’i ndihmuar. Një aplikacion i ri për celular ka për qëllim të ndihmojë të verbërit në këto situata. Be My Eyes lidh individët në nevojë për ndihmë vizuale me vullnetarët që shikojnë nëpërmjet një thirrjeje video.

Ka një madhështi të thjeshtë për Be My Eyes. Ai përdor teknologjinë ekzistuese me të cilat njerëzit janë gjerësisht të njohur dhe e aplikon atë në një problem që është i rëndësishëm për ata që vuajnë. Ndërsa teknologjia nuk mund të jetë inovative në vetvete, mënyra se si është vënë në zbatim me siguri është. Rezultati është një aplikacion që nuk mundet vetëm të bëjë një ndryshim të vërtetë për përdoruesit e verbër, por mundëson altruizmin dhe zhvillon të kuptuarit te ata që janë në gjendje për të parë.

Aplikacioni u konceptua nga Hans Jørgen Wiberg, i cili i ka sytë e tij të dëmtuar. Wiberg prezantoi idenë në një event të Startup Weekend në Danimarkë në vitin 2012. Aplikacioni u lançua në fillim të këtij muaji.

Ka dy grupe të njerëzve të cilët mund të përdorin aplikacioni Be My Eyes – ata që janë të verbër dhe mund të kërkojnë ndihmë për diçka, dhe ata të cilët janë të gatshëm dhe të aftë për të ofruar ndihmë. Kur hapet aplikacioni, përdoruesit tregojnë se në cilin grup bëjnë pjesë.