Facebook tani ju gjurmon kudo në internet

Teknologji

10954558 918205624857376 1776031728404243914 n

Rregulla e re e privatësisë në Facebook e lejon faqen që të gjurmojë aktivitetin tuaj edhe nëse dilni nga rrjeti social. Kjo për shkak që ne, me apo pa vëmendje, e pranuam këtë rregull në janar.
Ky ndryshim bën që kompania të mbledhë të dhëna nga çdo aktivitet në internet, dhe gjithashtu mbledhë të dhëna nga ju dhe miqtë tuaj të cilët e përdorin Facebook.

Kjo gjithashtu lejon faqen që të ketë qasje në informata të rrjeteve tjera, duke përfshirë edhe Instagram.

Facebook nuk shpërndanë të dhëna me WhatsApp-in, tha kompania.

Facebook thotë se për këtë i ka njoftuar përdoruesit kur shfaqi gjatë janarit rregullën e re të privatësisë, dhe ata e pranuan atë, ndonëse e lexuan me vëmendje apo jo.

Ky ndryshim ka bërë që të hapen tema diskutimi në mbarë botën, për atë që Facebook është si një vëlla i madh, i cili të mbikëqyr se çfarë po bën.