Apple përditëson sistemin operativ

Teknologji

Kompania “Apple” ka hedhur përditësimin e ri të sistemit të tij operativ. Për përdoruesit tashmë ka dalë versioni IOS 7.1.2 për iPhone, iPad dhe iPod Touch. Versioni i ri i iOS sjell një numër të përmirësimesh dhe lëshime të sigurisë.iOS 7.1.2 e përmirëson çështjen me enkriptimin në bashkëngjitjet në email, për të cilat ishte raportuar më herët, si dhe një numër të konsiderueshëm të përmirësimeve të vogla, si për shembull: përmirësimin e lidhjes dhe stabilitetit në iBeacon, problemin me transferimin e të dhënave për palët e treat, duke përfshirë skanerët me bar-kod. Të gjithë përdoruesit e pajisjeve të Apple që duan ta marrin versionin e ri – iOS 7.1.2 mund ta kontrollojnë nëse ky version është në dispozicion për ata në Settings > General > Software Update.