Sa duhet të flemë për të qenë të shëndetshëm

Lifestyle

Gjumi i tepërt është po aq i dëmshëm sa gjumi i pamjaftueshëm. Një studim i kryer me nëntë mijë persona të moshave 50-64 vjeç, të cilët kanë fjetur së paku gjashtë orë ose më shumë se tetë, tregon se atyre u shkaktoheshin kujtime të këqija dhe mungesë aftësie në vendimmarrje. Sipas shkencëtarëve, gjashtë deri në tetë orë gjumë në natë janë shumë të rëndësishme për funksionin optimal të trurit te të rriturit e moshës së mesme. Gjashtë deri tetë orë në një natë janë optimale për shëndetin fizik, duke përfshirë edhe rrezikun më të ulët të mbipeshës, hipertensionit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.