Arsyet që do t’iu bëjnë ta fshini menjëherë Snpachat-in

Teknologji

dvfdfd

Snapchat është një ndër aplikacionet më të përdorura dhe duke qenë e tillë, nuk vihet re rreziku që mund të përmbajë përsa i përket privatësisë. Në bazë të një studimi të bërë, ata që rrezikojnë më shumë nga ky aplikacion janë adoleshentët të cilët bëjnë foto dhe i postojn . Këto foto mund ti shohin miqtë e tyre për disa sekonda të caktuara.
“Kjo është edhe ndër arsyet kryesore pse Snapchat po përdoret nga shumë njerëz në botë, sidomos nga moshat e reja, për të parë se çka bën shoku ose shoqja, e kështu duke ngritur dëshirën për të parë më shumë”, shkruan Adam McLane
Arsyeja tjetër:
Aplikacioni Snapchat po u krijon një jetë të rremë. Gjithçka që ju postoni është online dhe është publike. Edhe pse ky aplikacion e ka metodën që t’ia dërgoni fotografinë vetëm personi që dëshironi në privat, duhet ta dini se nuk ekziston një gjë e tillë. Çdo gjë që postohet në një aplikacion të tillë, kurdo do të dalë edhe në publikun e gjerë, ndaj kujdes së çfarë po i dërgoni shokut/shoqes ose familjarëve.
Mjafton ta kërkoni me emrin tuaj mesazhin që ia keni dërguar në privat personit të dëshiruar, Google e gjen menjëherë, andaj kjo nuk është privatësi, thotë studimi.