Dubai është duke ndërtuar gradaçelin e parë që rrotullohet

Teknologji

dubai

E ardhmja po vjen dhe kjo e gjitha lidhet me pamjen 360°.

Dubai ka në plan të ndryshojë eksperiencën tuaj të pamjeve 360° duke ndërtuar “qiellgërvishtësen” e parë në botë që do të rrotullohet, deri në vitin 2020.

Qyteti inovativ i Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka edhe synimin për t’i sjellë botës “hyperloop-in” e saj të parë, nuk është i huaj për teknologjinë “cutting-edge”.

“Dynamic Tower“, e cila u propozua në vitin 2008 nga arkitekti izraelito-italian David Fisher, do të shfaqë 80 kate që rrotullohen dhe kjo do e bëj pamjen e ndërtimit sikur ajo është në lëvizje të vazhdueshme.

Jo për ta përmendur se do të ketë pamje të mahnitshme.

Çdo kat i ndryshëm do të rrotullohet 360° dhe do të lëviz në mënyrë të pavarur, kështu që rezidentët mund të kontrollojnë shpejtësinë e tyre ose mund të vendosin për të ndaluar lëvizjen me disa komanda të thjeshta zanore. Sa kushton?

… 30 milionë $ për një apartament …

Një pjesë shumë e rëndësishme në kullën revolucionare është se ju do të jeni në gjendje të shihni lindjen e diellit dhe perëndimin nga e njëjta dritare.

Burimi: Businessmag.al