Facebook ju informon kur dikush shtiret si ju

Teknologji

Screen Shot 2015 02 03 at 7.41.55 PM 1

Facebook ka krijuar mënyrën më të re që ju njofton përdoruesit nëse zbulohet një llogari tjetër me të njëjtin emër dhe fotografi. Pra, nëse dikush ju merr fotografitë dhe hiqet si ju në Facebook, rrjeti social do t’ju njoftojë menjëherë. Nëse Facebook nuk e dallon dot një profil fals që përdor fotot tuaja, ju e di mund të ankoheni manualisht tek rrjeti.

“E gjithë kjo është pjesë e synimeve tona për t’u dhënë fund mashtrimeve”- raportohet të jetë shprehur së fundmi drejtoresha e Facebook për sigurinë globale, Antigone Davis.

“Është një shqetësim i vërtetë për disa femra në disa vende të botës ku vjedhja e profilit mund të ketë dëme kulturore dhe sociale”, ka thënë ajo.