Facebook do te jete “varreza” me e madhe virtuale deri ne 2098

Teknologji

This-will-happen-because-the-website-refuses-to-delete-dead-users-and-instead-turns-the-account-into-a-memorialised-version.-780x439.jpg

Nëse jeni bezdisur nga njoftimet e dërguara nga njerëzit e njohur, por të vdekur në profilin tuaj në Facebook, atëherë nuk do të befasoheni nga ky lajm.

Sipas studiuesve, gjiganti i rrjeteve sociale do të bëhet varreza më e madhe virtuale në botë deri në fund të këtij shekulli pasi i njëjti do të ketë më shumë profile të njerëzve të vdekur se sa e përdorues të gjallë.

Dailymail.co.uk e ka cituar statisticientin Hachem Sadikki nga Universiteti i Massachusetts, i cili ka thënë se “rrjeti social Facebook, që aktualisht ka mbi 1.5 miliardë përdorues në mbarë botën, do të kthehet në varrezën më të madhe virtuale në botë deri në vitin 2098.”

Kjo do të ndodhë për shkak se në faqja e internetit refuzon të fshijë përdoruesit e saj të vdekur dhe në vend të kësaj i kthen llogaritë në një version “të përkujtuar”.

“Refuzimi i Facebook-ut për të fshirë automatikisht përdoruesit e vdekur do të thotë se të gjallët do të jenë më të paktë në numër shumë më shpejt se sa ju mund të mendoni,” thuhet në raport.

Kompania Digital Beyond ka deklaruar se rreth 970,000 përdoruesit e Facebook do të vdesin vetëm gjatë këtij viti në të gjithë botën, dhe kjo shifër është shumë më e madhe krahasuar me 385,968 sa ishte në vitin 2010 dhe 580,000 në vitin 2012.