New York instalon teknologjinë e njohjes së tipareve të fytyrës!

Teknologji

iiiiiiiiii

Sipas propozimit te Guvernatorit Andew Cuomo , ai ka në plan të instaloje kamera dhe sensorë të njohjes së fytyrave në ura apo tunele. Duke e vendosur këtë teknologji në një qytet të madh siç është ai i Nju Jorkut, kapja e kriminëleve do të jetë më e lehtë.

“Në çdo kalim, mbi ura dhe tunele, do të instalohen kamera të avancuara me sensorë te cilat do të lexojne targat e makinave. Jemi duke testuar programin e pajisur me njohjen e tipareve te fytyres. Këto teknologji do të zbatohen në të gjithë aeroportet dhe në vendet e levizjes tranzitit , duke përfshirë këtu edhe kompleksin Penn-Farley”, ka shkruar në një postim në faqen e tij të uebsajtit guvernatori.

Ajo që mbetet për tu theksuar është se njohja e fytyrës me anë të teknologjisë është ende larg nga e përsosura. Problemi qëndron në faktin se është e veshtire njohja e ngjyrës së lëkurës. Por kjo gjë mbetet për tu rregulluar me kalimin e kohës.