Facebook drejt ndryshimeve të mëdha, ja çfarë paralajmëron Mark Zuckerberg…

Teknologji

zucennherg

Qëllimi i facebook është për të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin, ndaj gjatë 2018 do të ketë ndryshime të mëdha në mënyrën se si ky rrjet social funksionon. Facebook ka vendosur të ndryshojë tërësisht mënyrën e funksionit të platformës, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet. Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social.

Saktësisht, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama. Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj. Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë.

Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.