Instagram sjell risinë e radhës!

Teknologji

insta insta
Duket se rrjeti social Instagram, ka shfrytëzuar më së miri momentin kritik të Facebook dhe Snapchat. Pikërisht kur këto dy të fundit, janë përfshirë në një debat rreth sigurisë së tyre, Instagram jep një lajm shumë të mirë për përdoruesit e tij.

instagrami
“Kemi dëgjuar se rifreksimi i postimeve (refresh) është i bezdisshëm, pasi mund të ndodhë automatikisht kur ju jeni duke parë postimet e miqve. Jemi duke punuar për opsionin ‘Postim i ri’, të cilin mund ta shtypni manualisht për të parë fotot më të reja që janë publikuar,” ka qenë deklarata zyrtare e Instagram.