Instagrami përgatit risinë e fundit, përdoruesit nuk mund të bëjnë asnjë veprim!

Teknologji

insta

Thuajse gjithë përdoruesit e ‘Instagram’ kanë vënë re problemin që u shfaq pak minuta më parë. Nëse kërkon ‘news feed” apo të bësh ‘refresh’ faqja nuk të jep asnjë sinjal dhe pamja që të shfaqet është po e njëjta. Lidhur me këtë nuk ka ardhur asnjë reagim zyrtar, megjithatë në postimet në ‘Twitter’ të gjitha kanë shprehur ankesat e tyre. Nuk dihet ende arsyeja e shfaqjes së këtij problemi, megjithatë kjo nuk është hera e parë. Instagram-i është padiskutim një ndër rrjetet sociale më të përdorur dhe më të pëlqyer, i cili sjell vazhdimisht risi për përdoruesit e tij.

inst

Madje mund të themi se nga dita në ditë ai po e lë në hije Facebook-un apo Snapchat-in.Sipas “The Verge”, Instagram-i shumë shpejt do të bëjë të mundur edhe opsionin IG Shopping, i cili iu dedikohet blerjeve online. Një aplikacion shumë praktik që të mundëson të blesh shumë thjesht nëpërmjet Instagram-it. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të lançohet ky aplikacion, por shumica e llogarive të biznesit, të cilat janë rreth 15 milionë, do të përfitojnë nga kjo gjë.