iPhone 7 zëvendëson butonin tradicional

Teknologji

 

rfrfrf

Nëse e keni ndjekur “Apple” prej vitesh, ju e dini që kompania pëlqen që t’i zhvendos butonat, portat dhe çdo gjë që qëndron në paraqitje.

Sipas një raportimi të ri nga Mark Gurman, “Apple” planifikon që të zhvendos butonin e menus me një buton sensitiv që jep “feedback” në momentin që do të kryesh një veprim (sipërfaqe e klikueshme).

Një grup elektromagnetikë do të kryejnë këtë detyrë dhe kur të dridhen të krijojnë sensin e klikimit.

Butoni i ri do të ishte një sipërfaqe e rrafshët e ndjeshme ndaj prekjeve. Kjo do të ndryshonte rrënjësisht iPhone, për shkak se edhe përdoruesit duket se janë të “lodhur” nga butoni fizik dhe nuk e pëlqejnë më, pasi është dalluar se shumë njerëz përdorin butonin virtual në menu, “AssistiveTouch”.

Zhvendosja e këtij butoni nuk është e thjesht dhe aq e lirë. Nëse një palë e tretë, dyqani i riparimit të telefonave, zhvendos butonin tuaj të menus ju nuk do të keni mundësi që të përdorni “Touch ID” më dhe kjo ul sigurinë e telefonit tuaj. Ndërkohë që ne jemi ende në pritje të prezantimit të telefonit muajin e ardhshëm.elefonit muajin e ardhshëm.